“Nuk ke punë me të fejuarën time, kujdes me fjalët, mos e përmend fare”, plas sherri mes dy tenistëve gjatë lojës

0
191

Dy lojtarë shumë të njohur nga ndjekësit e sportit të tenisit janë përplasur ashpër me njëri tjetrin në turneun e zhvilluar në Monte Carlo Masters.

Përplasja ndodhi për motive të dobëta, pasi e dashura e njërit prej lojtarëve po brohoriste për fitoren e tij.

Ndeshja midis Pablo Carreno Busta dhe Stefano Travaglia përfundoi në një mënyrë disi të ashpër pasi Pablo Carreno pretendohet se bëri komente në lidhje me partneren e Travaglia në fushë.

Busta pretendoi një fitore të drejtpërdrejtë ndaj Travaglia, por tensionet u ngritën më herët në ndeshje kur Travaglia akuzoi të dashurën e Busta për duartrokitje para se të fitohej pika në tenis.

Numri 12 në botë, spanjolli ka reaguar menjëherë ndaj Travaglia, duke akuzuar të dashurën e tij, e cila ishte ulur në tribuna, për të thënë ‘Po” në mes të përballjes.

Ky reagim e tërboi italianin, i cili ngriti zërin dhe iu afrua kundërshtarit me këto fjalë: “Nuk ke punë me të fejuarën time, kujdes me fjalët. Mos e fut në këtë muhabet, ajo nuk po thotë gjë fare. Thotë “bravo” kur fitoj pikë, kaq. Mos e përmend fare”.

Carreno nuk u tremb dhe ia ktheu aty për aty: “E përmend sepse është aty, bashkë me të tjerët”. Por në këtë moment arbitri ka marrë në dorë situatën dhe ka ndërhyrë për të shuar debatet.