Nuk kemi më keq tani! Serbia fillon prodhimin e vaksinës Sputnik: Ja ku do ta eksportojmë

0
161

Moska njoftoi fillimin e prodhimit të vaksinës Sputnik V kundër koronavirusit në Serbi, vendi i parë europian jashtë Rusisë dhe Bjellorusisë që prodhon dozat. Njoftimi u dha nga Fondi Rus i Investimeve Direkte që ka financuar zhvillimin e vaksinës.

“Seria e parë e flakonëve të vaksinës Sputnik V u mbush në Institutin Torlak”, njoftoi Nenad Popoviç, Ministri serb i Novacionit.

“Shkalla e vaksinimit do të rritet ndjeshëm falë prodhimit vendas”, tha shefi i Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev.

Serbia e filloi përdorimin e vaksinës ruse që në muajin Janar.

Në një fazë të dytë kjo vaksinë do të eksportohet edhe në vendet e tjera të rajonit.

Rusia e regjistroi vaksinën Sputnik V Gushtin e kaluar, pa mbaruar ende provat klinike. Por testimet e mëvonshme zbuluan efikasitetin e lartë të vaksinës. Një prej studimeve u publikua edhe në revistën mjekësore Lancet që konfirmoi një efikasitet mbi 90 për qind të vaksinës. Vaksina është miratuar deri më tani në rreth 60 vende të ndryshme të botës.

fax web