Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se është lodhur duke u shfajësuar gjithmonë para vendeve të tjera të rajonit që nuk janë bërë pjesë e Open Balkan.
Sipas tij është në dorën e tyre të bëhen pjesë apo jo, por nëse po, janë më se të mirëpritur.
Vuçiç: Ky është një proces gjithëpërfshirës për të gjithë ata që duan të bëhen pejsë e kësaj iniciative, e kemi bërë të qartë me mijëra herë. Të them të drejtën më ka ardhur pak në majë të hundës që na duhet të japim justifikime nga hera a thua se ne kemi bërë ndonjë gjë të gabuar dhe duhet tu kërkojmë ndjesë atyre që nuk janë bërë pjesë e kësaj iniciative. E kanë në dorë ata nëse duan të bëhen pjesë, nëse po janë të mirëpritur. Por nëse jo nuk kemi arsye tu kërkojmë ndjesë. Por do të jetë e veshtirë për shumë njerëz dhe shumë qeveri në rajon që të arrijnë tu shpjegojnë qytetarëve të tyre se pse nuk janë pjesë e këtyre iniciativave. Kur kjo gjë të jetë më se e qartë atëherë ata do bëhen pjesë dhe do krijojë avantazhe të vërteta, shanse dhe mundësi.
Ai tha se Open Ballkan krijon të ardhmen për fëmijët e tre vendeve.
Vuçiç: Ne do ta zgjerojmë tregun e punës duke tërhequr më shumë biznese dhe kompani që vijnë nga Perëndimi apo Lindja sepse ne do të mund tu ofrojmë një krah pune më të mirë dhe më me shumë aftësi dhe që njerëzit tanë të mund të lëvizin nga vendi në vend, aty ku janë punët. Tregtia do të jetë më e lehtë. Ne të tre së bashku ose të gjithë së bashku do të duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm sepse njerëzit dëshirojnë të shikojnë më shumë rezultate, kanë më shumë pritshmëri, do të duhet ti bëjmë gjërat më shpejt dhe efikase. Qytetarët tanë duan të shikojnë rezultate të prekshme. Në muajt në vijim do të duhet të organizohemi në mënyrë që gjatë sezonit të pushimeve qytetarët tanë të kenë 5% ulje në dyqane, hotele, restorante. Kjo do të mund të subvencionohet nga shteti. Kjo do ti inkurajojë njerëzit të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Një nga idetë më të mira për Europën e sotme, jemi 100% të sigurt që askush nuk mund ta ndalojë këtë gjë.