Gjykata e Korçës ka lënë të lirë këtë të martë katër efektivët të cilët u arrestuan disa ditë më parë në Doganën e Kapshticës.
Këtë të martë, togat e zeza të Korçës vendosën që të lënë të lirë efektivët, duke e cilësuar arrestimin e tyre si të jashtëligjshëm.
Kujtojmë se të dielën Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prangoi në kushtet e flagrancës, nënkomisarin dhe tre inspektorët në Doganën e Kapshticës, të cilët u akuzuan se janë përfshirë në trafikun kombëtar të drogës.
Gjithashtu, blutë bënë të mundur edhe sekuestrimin e 6 kg heroinë si dhe prangosjen e korrierit. Makina e cila drejtohej nga Valmir Balliu, nuk u kontrollua nga punonjësit e Policisë Kufitare Kapshticë, ndaj nisur nga ky konstatim, agjentët e AMP-së, vendosën që të arrestojnë nënkomisarin dhe tre inspektorët.
Më konkretisht, në pranga u vunë:
N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice
Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice
Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice
Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice.
Më herët, përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet bënë me dije se nga hetimet dhe informacionet e siguruara në rrugë operative u arrit të dokumentohej me prova përfshirja e punonjësve të policisë në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin Valmir Balliu.
Në makinën që drejtohej nga korrieri pogradecar Valmir Balliu ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.
Nga kontrolli, në mjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, si dhe 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12