Me lotët që nuk i pushojnë, këmbët që me zor ecin dhe zëri që i dridhet janë kthyer në “lagjen 17” në zonën e ish Kënetës në Durrës.
Ka vetëm rrënoja dhe kujtime në tokën ku deri më 26 nëntor 2019 ishte ngritur godina katër katëshe.
Familjarë dhe të afërm kanë shkuar pikërisht aty ku ishte banesa për të kujtuar 8 viktimat. Ora Neës sjell dëshminë e Blerim Lalës që humbi në tragjedi dy vëllezërit dhe familjet e tyre, mes tyre 4 fëmijë.
“Nuk ka fjalë, më kujtohen të gjitha nuk e di nuk kam fjalë. Viktimat janë vëllezërit e mi me familjet.
Ku ndodheshit në momentin kur ndodhi tragjedia?
Ndodhesha në Itali
Si e përjetuat njoftimin për ngjarjen?
Si mos më keq,më ka marr vëllai në telefon dhe më ka lajmëruar.
Si ka qenë ky vit për familjen Lala?
Vit i trishtë shumë i trishtë,mundohemi ta harrojmë por nuk e harrojmë dot dhe s kemi për ta harruar asnjëherë.
A mendoni se do të riktheheni në Durrës dhe të keni bazën e të ndërtoni këtu?
Jo në Durrës jo, na ka ndihmuar qeveria dhe jemi vendosur në Tiranë por këtu nuk do kthehesha sepse kemi kujtime shumë të hidhura dhe po të rikthehemi këtu nuk mund të jetojmë këtu sepse do na del para shkolla e fëmijëve.
Si është gjendja e të mbijetuarit të familjes tuaj?
Nga gjendja shëndetësore është shumë mirë, por ka trauma psikologjike por nga shëndeti është mire.
A të ka rrëfyer diçka për natën që ndodhi ngjarja?
Ne nuk e kemi ngacmuar asnjëherë, ai jeton me mua në Itali por nuk ja kujtojmë asnjëherë ngjarjen dhe se çfarë ka përjetuar. Mundohemi të mos ja përmendim asnjeherë.
Viktimat ne familjen Lala
Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.
Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.
Griselda Lala,
Marjeta Lala
Emilio Lala
Amelia Lala
Binjaket Dionis e Dionisa Lala, femijet e Marjetes.
Ora news