“Nuk mund të luhet kështu, CR7 s’mund të bëjë gjë i vetë”, motra e Ronaldos sulmon trajnerin Sarrin

0
346

Pas humbjes së Juventusit në finalen e Kupës së Italisë ditën e djeshme, motra e Ronaldos Elma Aveiro, nuk e ka fshehur dot zhgënimin dhe ka hedhur kunja për trajnerin Maurizio Sarrit.

Elma ka postuar në “Instagram”, një kolazh me fotot e Cristiano Ronaldos ku shihet i mërzitur në fytyrë dhe i del në mbrojtje.

“Çfarë tjetër mund të bënte Ronaldo? I vetëm nuk mund të bësh mrekulli. Nuk e kuptoj se si mund të luhet kështu … sidoqoftë, me kokën lart, më shumë nuk mund të bëhej”, ka shkruar e motra e CR7.

Ronaldo është një nga futbollistat që nuk është mësuar shpesh herë me humbje dhe kjo gjë nuk pranohet kollaj as nga familjarët e tij.