“Nuk mundëm të të shpëtonim” kolegët përloten në lamtumirën për doktoresh Zylin

0
257

Është e vështirë ti japësh lamtumirën doktoresh Zylit. Për 50 vite nuk kurseu asnjë moment që të ishte pranë pacientëve por dhe kolegëve të saj në spitalin e Shkodrës.

Edhe në këtë  kohë pandemie, doktoresh Zyli, siç e njohin të gjithë në Shkodër, (Zyliha Kraja) nuk pranoi të qëndronte në shtëpi edhe pse kishte dalë në pension. Çdo ditë shkonte në spital për ti ardhur në ndihmë pacientëve të saj.

Sot në mëngjes, kolegët përcollin një mesazh ngushëllimi për familjen e doktoreshës humane me zemër të madhe të palodhur, fjalë pak dhe besnike të këtij profesion aq të bukur por dhe të vështirë

Për ta është një humbje e madhe

“Doktoresh Zyli nuk e mendoja kurrë që të më lije këtë barrë për të folur në këtë ceremoni mortore. Mendoja e besoja teksa të shtrëngoja dorën siç bëja këto ditë të shtrimit në spital dhe të të thoja ia hodhe mikja ime” lexoi mesazhin kirurgu Shpetim Ymeri.

Janë të pikëllur.

“Nuk mundëm të të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve maksimale për rreth një muaj.”  

Doktoresh Zyliha Kraja i kushtoi 50 vite jetë në shërbimin e kirurgjisë dhe ishte e para kirurge femër në Shkodër. Zemra e doktoreshes ndali dje pasi nuk mundi të fitonte betejën me Covid 19.

ora tv