“Nuk na lejohet të shkojmë në Shqipëri” – Ndihmësi i Rejës rrëfehet për mediat italiane

0
245

Situata kaotike në Shqipëri dhe jo vetëm, për shkak të pandemisë së COVID-19 ia bën thuajse të pamundur stafit të Kombëtares shqiptare, të udhëtojnë drejt vendit tonë, për të nisur përgatitjet për ndeshjet e shtatorit. Ka qenë ndihmësi i Edi Rejës, Sergio Porrini, i cili në një prononcim për “TMË” Radio ka konfirmuar këtë situatë, si dhe nuk ka nguruar të tregojë si e zbuluan Kumbullën.

KUMBULLA – Kemi filluar ta monitorjmë par ndeshjeve të Kupës së Italisë, kur Juriç kishte vendosur që ta aktivizonte, përveç formës fizike dhe aftësive teknike, shihet edhe personaliteti i madh që ka. Që në fillim dukej sikur kishte luajtur në Serinë A shumë ndeshje, vëmendja për një djalosh të moshës së tij nuk është diçka e lehtë, kjo është karakteristika e tij më e mirë.

KOMBËTARJA – Gjithçka është ende shumë e vështirë. Kishim në program si staf që të takoheshim me federatën dhe të mendonim si të rritnim lëvizjen futbollistike, por për fat të keq nuk na lejohet ende të mund të udhëtojmë, pasi disa shtete nuk përmbushin parametrat.

Nëse do të shkonim tani në Shqipëri, do të ishim të detyruar të bënim karantinën. Jemi në korrik, ndeshjet zyrtare do të jenë në fillimin e shtatorit dhe nuk është absolutisht e thjeshtë për një kombëtare si e jona, që ka nevojë për skautim dhe të zbulosh ata lojtarë të aftë që të përforcojnë apo të japin diçka më shumë. Pastaj ne trajnerëve shpesh nuk na pëlqejnë gjërat e thjeshta, do të bëjmë të pamundurën për të bërë gjithçka sa më mirë. /Panorama