Në muajin janar, Arturo Vidal u transferua nga Flamengo te Colo-Colo, me kilenin që dëshironte që vitet e mbetura të karrierës t’i shpenzonte me klubin ku nisi karrierën.
Mirëpo, aventura e fundit në Brazil do ta përndjekë pasi mesfushori është i detyruar të paraqitet në Gjykatë pasi akuzohet se nuk ka paguar qeranë e vilës luksoze ku jetonte në Brazil.
Ish-mesfushori i Juventus dhe Inter në Itali, ka një borxh të akumuluar prej 23.000 dollarë ndaj pronarit të vilës, ndërsa një tjetër problem është edhe fakti se Vidal nuk është kujdesur për banesën ku jetonte
Sipas menaxherit të pronës në Brazil, Vidal ka shkaktuar një dëm prej 230.000 dollarë teksa jo vetëm që nuk e ka mirëmbajtur banesën, por e ka dëmtuar atë. Tashmë, do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë me 36-vjeçarin që me shumë gjasa do t’i duhet të shpenzojë një shumë marramendëse për të mbyllur punët me drejtësinë braziliane./ Super Sport
Top Channel