Nuk plotësohen kriteret për shqyrtim kushtetues”, SPAK kundërshton ankimin e Kryeministrisë në GJK për Ballukun: S’mund ta pengojë hetimin penal!

0
2

Përfaqësuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë paraqitur qëndrimin e tyre zyrtar në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku Kryeministria ka kundërshtuar masën e ndalimit të kërkuar ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku.

SPAK ka depozituar parashtrimet e saj me shkrim, duke theksuar se në këtë proces paraqitet në cilësinë e subjektit të interesuar dhe se kërkesa e Kryeministrisë nuk plotëson kushtet ligjore për shqyrtim kushtetues.