Nuk pranoi të vendoste maskën, pasagjeri zbritet nga avioni

0
306

Një pasagjer i quajtur Brandon Straka, ka refuzuar të vendoste maskë fytyre brenda një avioni të kompanisë American Airlines. Pas këmbënguljes së tij për të mos e vendosur maskën, atij iu kërkua të largohej nga avioni.

Askush nuk mund të udhëtojë me avion nëse nuk i respekton masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.

Ky është incidenti i parë i këtij lloji pasi linjat ajrore njoftuan masat që duhen zbatuar rreptësisht, përfshirë edhe vendosjen e maskave.

Nisja e avionit u vonua 4 minuta derisa pasagjeri u zbrit poshtë. Straka rezervoi një fluturim tjetër pasi iu bind urdhërave për të vendosur një maske dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet: “Kjo është e çmendur. Absolutisht e çmendur. Ne nuk kemi më asnjë zgjedhje.”

Ora News