Nuk pyesin për masat anticovid, tifozët e Napolit festojnë si “të çmendur”
Futbolli është më shumë se një lojë, kjo është e sigurt.
Ndërkohë pas ndeshjes me Juventusin, qindra tifozë mbushën rrugët e Napolit duke festuar, por pa respektuar asnjë masë anticovid.
Autoritetet italiane kanë paralajmëruar çdo tifoz që të mos zhvillojnë grumbullime duke i kujtuar se ndeshja mes Atalantës dhe Valencias në mars solli dhe një numër të lartë të të infektuarve me COVID.
Napoli fitoi kupën e Italisë në një përballje e cila shkoi në goditjet e 11 metërshit pasi në 90 minuta, ndeshja doli 0-0.
Nga pika e bardhë, napoletanët u treguan më të saktë.
ora news