Nuk reagoi për luftën në Ukrainë, legjendës së këtij vendi i fshihen krejt të arriturat

0
131

Federata Ukrainase e Futbollit (UAF) ka vendosur ta dënojë legjendën e këtij vendi, Antoliy Tymoshchuk.

Ish-mesfushori i njohur që kishte më së shumti paraqitje me Kombëtaren, sot është trajner në klubin rus Zenit St. Petersburg, me të cilin nuk e ka ndërprerë bashkëpunimin.

Tymoshchuk, ndër të tjera, nuk e ka marrë asnjë pozicion pas sulmit ushtarak rus në Ukrainë, shkruan “Gazeta Express”.

Një sjellje kjo që është kritikuar ashpër nga opinioni publik në vendin e tij.

Dhe sot, Federata Ukrainase e ka dëgjuar kërkesën e Komitetit të Etikës duke i marrë disa vendime për trajnerin:

– I merret licenca e trajnerit të nivelit Pro, e lëshuar nga qendra e licencave UAF;

– Të udhëzohet administrata e UAF që të kërkojë nga autoritetet publike që t’ia heqin Tymoshchukut të gjitha çmimet shtetërore dhe titujt e nderit;

– T’i hiqen të gjithë titujt e fituar atij në kampionatin e Ukrainës, në Kupën e Ukrainës dhe në Superkupën e Ukrainës;

– Të përjashtohet Tymoshchuk nga regjistri zyrtar i lojtarëve të Kombëtareve të UAF;

– T’i ndalohet përgjithmonë Tymoshchukut të zhvillojë aktivitete të futbollit në territorin e Ukrainës. /Gazeta Express/