Sulmuesi i Juventusit Alvaro Morata ka është bërë përsëri “tabelë qitje” në mediat italiane. Këtë herë jo për sezoni që mirë që po zhvillon , ku deri tani ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asistime për skuadrën por për veprimin që bëri ndaj Atalantës mbrëmjen e të mërkurës (16 dhjetor).
Në përballjen ndaj Atalantës, kampionët në fuqi dolën vetëm me një pikë nga Allianz Stadium, jo se nuk patë shanse por ato u shpërdoruan nga sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata dhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo. Nga statistikat e marra në fund të ndeshjes, Juventus bëri 12 gjuajte drejt Atalantës ku 7 rezultuan në kuadratin e portës.
Në minutën e 12, kur rezultati ishte 0-0, ish-sulmuesi i Chelsea, Real Madrid dhe Atletico Madrid, i cili kishte portën e boshatisur nga një rrëmujë e krijuar në portën e kundërshtarit, por u përpoq që golin ta shënoj me thembër, por pasi nuk finalizoi ai dështoi keq.
Morata kishte mundësi për shumë zgjedhje, por vendosi mënyrën më të rrezikshme dhe si pasojë e kësaj, doli blof.
Shpërdorimi i këtij rasti ka nervozuar edhe teknikun e tij, Pirlo thotë se këto mundësi mund ta drejtojnë ndeshjen në mënyrë tjetër dhe se mund të kishin dalë me fitore nga kjo sfidë.
“Humbja e Moratës më nervozoi, është diçka që nuk mund ta lejojmë. Këto mundësi mund ta drejtojnë ndeshjen në mënyra tjera. Duhet pasur një kthjelltësi për të bërë zgjedhjen e duhur dhe ai nuk e bëri. Përveç kësaj ai luajti një lojë të shkëlqyeshme”, tha Pirlo.
(E.G/Faxweb.al)