Tiranë – Një 29-vjeçar është vënë nën hetim për shkak se akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj. Nën hetim mësohet se është vënë G. C., 29 vjeç, ndërsa materialet për veprën penale janë referuar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë.
Ndërkohë , u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke u proceduar në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22-vjeçare.
Po ashtu policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. B., 38 vjeç, M. J., 44 vjeç dhe N. M., 34 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Gjithashtu më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka kanosur një shtetas. /abcnews.al/