Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 53 bashki të vendit, dhe nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste kryeson dukshëm para opozitës duke marrë kryesimin në shumicën e bashkive.
Socialistët kanë marrë avantazhin në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe pse gara mbetet e hapur në disa prej tyre. Kampi socialist udhëheq edhe në Tiranë, Lezhë, Kukës etj.
Nga ana tjetër, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka fituar në 6 bashki deri më tani, konkretisht në Pukë, Memaliaj, Himarë, Has, Fushë-Arrëz dhe në Mirditë.
Sa i përket kryeqytetit, deri në orën 19:30 janë numëruar 801 kuti votimi nga 941 në total. Deri tani kryeson kandidati i PS Erion Veliaj me 54.20%, ose 132.733 vota.