
Kur janë numëruar mbi 4904 kuti nga 5225 në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.14 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 679 mijë vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.43% ose rreth 448 mijë vota në të gjithë vendin dhe 14 mandate në Parlament.
- Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.50%, duke marrë 45549 vota dhe një mandat në Kuvend.
