Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të tjera tronditëse në Gjykatën e Posaçme të Krimeve të Rënda (GJKKO).
Gjatë seancës së sotme ai ka zbuluar se është ndihmuar të dalë nga burgu nga dhëndri i vëllait të ish-ministrit Nasip Naço, një mjek i cili, sipas Dumanit, i ka krijuar disa dokumente false që provonin se ai vuante nga sëmundje të rënda të zemrës.
“Kam paguar para që të dilja nga burgu më 2013, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit, që është mjek. I bënë letrat sikur isha për të vdekur. Dhe më nxorën nga burgu gjasme vuaja nga zemra”.
Dumani ka pohuar se ka paguar 40 mijë eurosh për të realizuar këtë plan, ku sipas mjekëve lirimi nga burgu ishte emergjent për të shmangur vdekjen. Më tej ai ka treguar se pjesë e këtij procesi ka qenë edhe avokati Alban Brengasi, i cili ka vepruar si ndërmjetës për të arritur marrëveshjen.
Në dëshminë e tij, Dumani ka folur gjithashtu për pagesa që ka bërë për të dhunuar bashkëshorten e tij, duke përmendur rolin e Brengasit në këtë situatë.
Gjykimi është ende në proces dhe hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha detajet.