Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbrëmjen e kësaj të shtune është dërguar me urgjencë në QSUT. Burime bëjnë me dije se Nuredin Dumani sot ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje ndërsa një ditë më parë, Fitim Dumani, vëllai i vogël i “pentitos” së SPAK, tha se Nuredini kishte një problem në zemër dhe si pasojë iu nënshtrua më herët një ndërhyrjeje kirurgjikale ku dhe vendosi valvul.
Nën masa të rrepta sigurie, Nuredin Dumani u shoqërua në urgjencën e QSUT-së ndërsa SPAK po monitoron nga afër situatën e personazhit kyç për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale në vend.
Pritet të shihet nëse gjendja e tij do të përmirësohet apo mjekëve do t’u duhet sërish të ndërhyjnë me kirurgji për rikuperimin e tij.
Nuredin Dumani njihet si një vrasës me pagesë dhe mban firmën e shumë vrasjeve të bujshme në Shqipëri si një bashkëpunëtor i ngushtë me shumë personalitete të botës së krimit.