Erion Alibej, i penduari i drejtësisë në dosjen ‘Plumbi i Artë’ ka vijuar këtë të martë dëshminë e trupit para GJKKO-së. Para trupit gjykues, ai rrëfeu se si bashkëpunoi me Nuredin Dumanin për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Bujar Celës, ky i fundit vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela.
“Morëm një makinë bashkë me Nuredinin dhe e lamë në një garazhd te dajat e mi në Peqin. E morëm për ta patur për punë në gadishmëri, për të bërë vrasje. Më pas e afruam makinën dhe i kërkova nder Arben Lazez për ta lënë në një kapanon afër metalurgjikut. Po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Në atë kapanon ka fjetur disa ditë Dumani bashkë me çunat e Fushë Krujës, për të ekzekutuar Bujar Çelën. Vrasja u la pak më vonë dhe gjatë kësaj kohe u diskutua për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Informator kisha Eljo Bitrin dhe Xhuljan Hoxhën ky me informonte edhe për Regis Runajn apo Bujar Çelën.
Ramazani ishte njeriu më aktiv i vëllezërve Çopja dhe Bujar Çela që ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Ne vendosëm që të vrasim dhe Bujar Çelën sepse komunikonte me telefon me Talo Çelën. Vrasjen e Ramazanait e mori përsipër ta bënte Skerdi Tase, Nipçja dhe kusho”- tha Alibej. /abcnews.al