“Nuredinit s’i shkrepi arma”/ Alibej zbardh vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan, përplaset me Xhuliano Hoxhën dhe Enver Divën

0
2

Erjon Alibej ka vijuar dëshminë në GJKKO ku ka folur për vrasjen e Bujar Çelës, që është dhe vëllai i Talo Çelës, armikut të përbetuar të Alibejt.

DEKLARATAT NË SALLË

Alibej: Bujari ishte taksist, kishte informacion nga Elio Bitri. Pas vrasjes së Ramazanit, kishim vendosur që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuliano me jepte informacion

Xhuliano Hoxha ndërhyn nga kafazi: E sigurt që ke fol me mu o Tommaso Buscetta?!

Erjon Alibej: Një nga personat do të futej te shtëpia e Bujarit, ndërsa unë do lajmëroja policin Leonard Palushin për armën që ta fusja në përplasje Talon me grupin e Ramazanit.

Bujari ishte njeri që bënte të gjithë punët e Talo Çelës. Vendosëm që Bujarin ta vrisnim.

U angazhuan “Nipçja” Skerdi Tase dhe “Kusho”-ja që ishte Henrik Hoxhaj. Këto flisnin vetëm me Nuredinin, jo me mua.

Mbaj mend që Xhuljani ishte me një shok të tij që quhej Geni.

Ditën e ngjarjes e kishim informacionin. Mbasi ka ardhur mëngjesi, orari që doli Bujari te kafja, janë afruar për të bërë ekzekutimin.

Fillimisht janë afruar çunat e Fushë-Krujës, Besi dhe Veri kanë gjuajtur dhe pastaj është afruar dhe Nuredini, por nuk i ka shkrepur arma. Dhe më ka shkruar Nuredini ka “mbaru Bujari”.

(makina) “Renoja” është djeg pas ngjarjes dhe më pas kanë hypur në një “Benz E-class” dhe kanë shkuar në Fushë-Krujë.

Kam pas radio policie dhe orientoja Nuredinin ku me lëviz. Agim Lleshi inspektor më shkruan dhe më thotë se kam vra vëllain e Talo Çelës. Nuredini më thotë kam mbërritur në Fushë-Krujë.

Pas disa orësh kam rënë dakort për pagesë dhe 60-70 mijë euro i kam dërguar Arsen Preçit diku afër Vorës.

Të nesërmen e pashë nga kamerat që ishte një autokolonë policie dhe erdhën te shtëpia.

Enver Diva pyet Alibejn: A i ke me të thënme, apo i ke pa vetë ngjarjet?

Xhuljano Hoxha: Tregoje si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Ke deklaruar që ka fol me Emiljano Ramazanin. Për vrasjen e Bujar Çelës kam qenë në burg. Procesi jonë është i padrejtë. Gjyqi po zhvillohet si të dojë Dumani dhe Alibej.