Nuse e vjehërr u vranë nga komshiu, zbulohen emrat e viktimave

0
180

Vjehërr e nuse, Bukurie Bami rreth 80 vjeçe dhe Fatmira Bami rreth 60 vjeçe janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre në Devoll gjatë ditës së sotme.

Burime për Abc bëjnë me dije se ato janë vrarë me sende të forta. Dyshohet se autori ka qenë një hajdut banues i të njëjtit fshat me viktimat i cili ka hyrë për të grabitur.

Rrethanat janë ende të paqarta. Policia vijon punën për kapjen e autorit të identifikuar tashmë.