Nusja e rrahu me bastun dhe e bëri për spital/ Detaje nga ngjarja në Shkodër, djali i 82-vjeçares fshehu krimin

0
36

82 vjeçarja Nazmie Buci, është një e moshuar nga Shkodra e cila u godit fizikisht nga nusja e saj shtetasja Elmira Buci, 43 vjeçe. Nusja sipas dëshmisë e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82 vjeçarja. Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti ndërsa e moshuara tregon se si u dhunua nga nusja e saj.

Djali i 82 vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen time.Ngjarja ndodhi para dy ditësh më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askend sepse nusja e saj i kishte thyer celularin.