Nusja le dhëndrin në mes të dasmës dhe ikën me tjetrin

0
136

Një nuse ka braktisur dhëndrin në mes të sallës ditën e dasmës.

Ngjarjen e tregoi menaxheri i vipave Elton Mehaj në “Jeto me Orën” në RTV Ora.

Ai tha se ndërkohë që doli në mes të skenës dhe po priste që të shkonte nusja e të kërcente çifti me familjarët, pasi pretendohej se ajo ishte larguar në tualet, një vajzë është afruar dhe ka treguar që nusja është larguar me dikë tjetër

“Në një dasmë në Maqedoni, dola në mes të skenës me dhëndrin dhe po prisja nusen, nusja ishte në tualet.Unë po prisja derisa të vijnë e që të bënim një rreth në mes me kërcy ata, dhe me i ftu pastaj të tjerët. Vjen një vajzë dhe thotë që nusja ka ikur”, u shpreh Mehaj.

Ai tregoi se ishte një moment shumë i sikletshëm për të.

“Aq keq jam ndjerë sa ska ku me shku. Nusja e la dhëndrin në mes të sallës dhe iku me tjetrin.”