Kostumet kombëtarë shqiptare, kryesisht per femrat, kanë qënë gjithmonë të stolisura mjaft me monedha në metale të çmuara ari dhe argjendi. Karakteristike ishte kjo për qytetet e mëdha e me traditë tregëtie si Shkodra, Durrësi, Korca e Gjirokastra. Monedha më e përdorur ishin lirat osmane.
Edhe pas shpalljes së pavarësisë, marrëdhëniet me kartëmonedhat ishin të pakta pasi perandoria nuk kishte emetuar para në letër.
Në foto shihet një nuse me kostum karakteristik mysliman qytetar, realizuar në studio nga Kel Marubi, stolisur me një gjerdan me tre rradhë monedhash ari, mbi nje jelek të qendisur me ar. Në kokë ka hillallekun e nuserisë qe zakonisht kishte 30-50 monedha.
Pesha e arit që përdorej si stoli nga nje nuse mund te kalonte kilogramin.
Monedhat e arta të përhapura në masë deri në fund të luftës së parë qenë 50 dhe 100 kurush Osmane, dhe 5 e 25 koronat austriake. Te gjitha keto varionin nga 4-5 deri në 23 gram per cope. Monedhat osmane kishin pasterti 91.7%.
Në Shqipëri në 1912 ishin në qarkullim rreth 25 lloje monedhash.
Situata do të vijonte të ishte e tillë deri në mesin e viteve ’20, kur u krijua banka qëndrore dhe u emetua monedha kombëtare shqiptare.
dosja.al