Disa nxënës janë ndjerë keq në gjimnazin ‘Skënderbeu’ në Krujë. Shkak është bërë një spray me spec djegës, që përdoret për vetmbrojtje, i cili është hedhur në korridor nga një nxënës i vitit të dytë.
Për pasojë, nxënësi që hodhi sprajin është shoqëruar në polici ndërsa shërbimi mjekësor është në ambientet e shkollës, duke bërë të mundur kontrollin e të prekurve nga spraji.
Mësohet se tre prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ndërsa të tjerët po trajtohen në ambientet e shkollës kanë nuk kanë shqetësime serioze./abcnews.al