Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka uruar nxnënësit për rikthimin nesër, 5 janar, në shkolla pas pushimeve për festat e fundvitit.
Teksa ju dëshiron suksese dhe një vit të mbarë, Kushi nuk harron ti porosisë të jenë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë masat kundër pandemisë.
“Të dashur nxënës,
Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.
Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura, por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.
Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.
Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë” shkruan Kushi.