“Nxirreni bukur sot”/ Gazetarët thumbojnë mjeken e Onkologjikut në hyrje të SPAK, si reagoi Alketa Pere

0
31

Mjekja Alketa Pere, e përfshirë në skandalin e Onkologjikut, është paraqitur ditën e sotme në GJKKO.

As këtë herë ajo nuk ka shpëtuar pa u pyetur nga gazetarët, të cilët e kanë thumbuar me fjalët që ajo ka përmendur më parë.

“Nxirreni bukur sot” dëgjohen të thonë gazetarët, teksa mjekja Pere mbante telefonin në vesh duke qeshur.

Kujtojmë se Alketa Pere gjatë paraqitjes për tu marrë në pyetje, akuzoi gazetarët se kishin “shtrembëruar” fotot e saj.

“Se më keni mërzitur ju gazetarët. Më keni shtrembëruar fotot”, tha ajo.

 

Top Channel