Pas përfundimit të procedurave nga policia, nxirret nga banesa trupi i pajetë i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru.
Për shkak të gazit lotsjellës efektivët e policisë e kishin të vështirë punën për këtë arsye janë sjellë maska kundragaz.
Ne banesën e 71 vjeçarit sipas banorëve të pallatit ka një sasi te konsiderueshme municionesh pasi prej disa vitesh ai punonte ne uzinën e Mjeksit dhe shpesh here bere edhe çmontime armësh ne shtëpi.
Sipas tyre ata i janë ndjerë vazhdimisht të frikësuar pasi konfliktet me te kanë qenë të vazhdueshme.
Ai njihet në zonë si një njeri i dhunshëm dhe konfliktuar, si dhe ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas Loresha Zhidros dhe vajzës Albina.
71-vjeçari ka edhe dy fëmijë në Sarandë nga martesa e parë, ndërsa ai vetë ka lindur ne Libohovë të Gjirokastrës.