Nxjerr në treg fotot që nisën sulmin terrorist, ‘Charlie Hebdo’ riboton karikaturat e Muhamedit: “Ne kurrë nuk do të ulim kokën, nuk do të dorëzohemi”

0
236

 E përjavshmja satirike franceze ‘Charlie Hebdo’ ka ribotuar karikaturat e Muhamedit që e bënë atë një shënjestër të terrorizmit islamik.

Kjo u njoftua nga gazeta në prag të hapjes së gjyqit për sulmin i cili në janar 2015 mori jetën e 12 viktimave në redaksinë e saj.

Ne kurrë nuk do të ulim kokën , nuk do të dorëzohemi kurrë,” shkruan redaktori i Charlie Riss në stendat e gazetave.

Më 2 shtator do të zhvillohet në Paris gjyqi kundër 14 të pandehurve që dyshohet se i kanë dhënë mbështetje logjistike vëllezërve Kouachi dhe Amedy Coulibaly.

Më 7 janar 2015, vëllezërit Kouachi depërtuan në redaksinë e satirikes Charlie Hebdo, duke vrarë 12 persona dhe më pas u arratisën. Të nesërmen, Amedy Coulibaly vrau fillimisht një agjent komunal në Montrouge, afër Parisit dhe më pas, më 9 janar, ekzekutoi 4 burra, të gjithë të fesë çifute, të marrë peng brenda një supermarketi në lindje të kryeqytetit, 3 terroristët u vranë më vonë nga policia.

(A.B)/Dosja.al