Një 39 vjeçar shqiptar i cili ishte në kërkim në të gjithë Evropën prej më shumë se 10 vitesh është kapur rastësisht nga Policia e Shtetit Italian pas një aksioni rutinë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Firencës për kontrollin e mjeteve që qarkullonin në zonën e Rifredit.
Në njoftimin për shtyp të Policisë së shtetit Italian thuhet se 39-vjeçari shqiptar (emri të cilit nuk bëhet ditur) ishte ne kërkim prej 10 vitesh nga policia italiane, e cila kishte arritur të kapte lëvizjet e tij në disa vende të zonës Shengen me identitete të rreme por pa arritur ta kapte. 39-vjeçari ishte dënuar në mungesë për pjesëmarrje në grupe kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike, me 8 vite burg.
Protagonisti i tregimit ka “mbledhur” me kalimin e kohës një seri të gjatë dënimesh në fushën e drogës; dënime, të cilat kanë marrë formë të prerë, dhe së fundmi edhe në një urdhër arresti, lëshuara nga Seksioni Penal i Gjykatës së Firences.
Fakti që ai lëvizte në një mënyrë thuajse të padukshme, me një identitet të ri, dokumente të vlefshme, sigurisht që nuk ia ka bërë të lehtë punën detektivëve.
Megjithatë, pika e kthesës erdhi nga një kontroll rutinë i automjeteve që lëviznin në në zonën e Rifredit, ku mes shumë makinave që qarkullim njëra tërhoqi vëmendjen e policisë.
Pamja e shoferit që drejtonte makinën i ngjante pjesërisht asaj të të kërkuarit, tashmë rast i njohur nga policia që kishte 10 vite që tentonte ta kapte.
Edhe tani, në dukje gjithçka ishte në rregull: dokumentet personale shqiptare dhe ato të mjetit dukeshin pa probleme.
Megjithatë, në një moment i shumëkërkuari shqiptar, filloi të shfaqte shenja nervozizmi dhe për të justifikuar shqetësimet e tij gjithnjë e më të dukshëm në sytë e policisë, ai nxori nga xhepi rreth pesë gramë kokainë, duke ia dorëzuar vetë policit para se ai të zbulonte drogën e fshehur në makinë.
Mirëpo, agjentët nuk i ranë në sy: ata shkuan deri në fund të historisë me një sërë kontrollesh teknike duke u nisur nga i vetmi element që në dokumente nuk mund të ndryshonte në asnjë mënyrë nga realiteti: fotografia në certifikatën e kartës së identitetit shqiptar.
Intuita e policëve nisi të bëhej gjithnjë e më konkrete pas dyshimeve të para, duke pasur parasysh edhe se kishin kaluar disa vite që nga momenti që ishte bërë ajo fotografi që ishte arkivuar në arkivat e policisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Arrestimi për identifikim zbardhi përfundimisht çështjen: gjurmët e gishtave konfirmuan se ishte pikërisht personi i kërkuar prej mbi 10 vitesh, i cili për këtë arsye e mbylli ditën në burgun Sollicciano, ku aktualisht do të duhet të qëndrojë për më shumë se 8 vjet.
Ajo që në dukje ishte një kontroll normal, rezultoi të ishte një aksion i suksesshëm i policisë.