“O burracak”, Bardhi nuk lejon Xhaçën të futet në Kuvend: Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur

0
142

Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka tentonte të hynte në ambientet e Parlamentit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi e akuzoi atë.

Pjesë nga debati:

BardhiHajdutët hyjnë brenda, të ndershmit rrinë jashtë. Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur.

Xhaçka: Ik andej

Bardhi: Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së. Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shumë shpejt.

Xhaçka: O legen, o burracak. Ta tregoj unë ty.

Bardhi: Bëj gati kyçat e dorës.