“O ma mos më lërë tek ai ”, babai rrahu me thupër dhe kafshoi vajzën e mitur, e ëma: Mendoja se e bënte nga malli

0
170

Detaje tronditëse janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë e dhunimit të një vajze të mitur në Kamëz, e cila aktualisht vijon të jetë tek spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Vajza është vetëm 6-vjeç, ndërsa raportohet se babi i saj 27-vjeçari R.K. i cili është arrestuar, e ka dhunuar duke e rrahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.

Fëmija me dt.28 ora 19:00, ka përfunduar në spital tek Trauma. Mjeket kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë ku këta të fundit kanë vënë në pranga babanë e të miturës.

Mësohet se prindërit e vajzës kishte 6 vite që ishin  ndarë, ndërsa prej një muajsh kishin nisur një bashkëjetesë.

ABC mëson se vajza merrte të ëmën  në telefon duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës. Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj. Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli.  Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj dy prindërve.

Ndërkohë edhe në shkollë e mitura ka shfaqur shqetësime deri në të vjella ndërsa pasi është paraqitur në spital ka rrëfyer dhe tmerrin e përjetuar. /abcnews.al/