“O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren”/ Shpërthimi me tritol që iu vu dy motrave në Elbasan, njëra përmendi në TikTok…

0
293

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i tritolit në një ndërtesë në Elbasan ditën e djeshme, e cila ishte vendosur në hyrjen e apartamentit të dy motrave që jetonin me qira.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat zbulon se apartamenti është marrë me qira para dy vitesh nga Alda Nikolli.

Në këtë banesë, para dy javësh është bashkuar dhe e motra e saj Xhovana Nikolli, e njohur në rrjetet sociale. Një ditë para shpërthimit ajo ka postuar një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe të dashurën e tij.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”-thoshte ajo në videon e postuar në TikTok.

Kjo është një ndër pistat që po heton policia e Elbasanit.

Ndërkohë që dy motrat kanë mbajtur qëndrim mohues dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd.

Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i banesës, Besnik Braka i cili rezulton me precedentë penal. Më parë atij i është vrarë dhe një vëlla. Mban dhe emrin Nik Vojaçek.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës.

 

Top Channel