“O shpirt, a po të mungon mami”, humbi djalin në aksident, nëna e 6-vjeçarit: Zot më merr dhe mua

0
202

Fjalë rrëqethëse vijnë nga e ëma e 6-vjeçarit i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Shëngjin të Lezhës.

Besa Nuzi, me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dedikuar disa rreshta vajtues, fëmijës së ndjerë që u përplas nga një furgon dhe për pasojë humbi jetën.

” O Shpirt, o zemër, o jeta mamit ti, ma vrave shpirtin o zemër, pse ike ngele vetëm o shpirt, pse nuk vdiqëm të gjithë me ty pse, o i bukuri im, a po të mungoj mami ty, si do fle un pa ty………… o Zot më vdis dhe mua o Zot”, ka shkruar ajo, teksa ka publikuar edhe foton e të voglit.

Fëmija së bashku me familjen e tij, jetonin në Londër dhe kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet verore, por këto pushime u kthyen në tragjedi për ta. Ndërkohë ditën e sotme është bërë edhe arrestimi i shoferit të furgonit që shkaktoi aksidentin. /abcnews.al/