OBSH: Asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia mbaroi

0
213

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shpreson të shohë rikthimin e fëmijëve në shkolla dhe njerëzve në punë, por një gjë e tillë duhet të bëhet në mënyrë të sigurtë në sfondin e pandemisë së COVID-19. Kreu i organizatës Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia mbaroi.

“E vërteta është se koronavirusi përhapet me shpejtësi. Është vdekjeprurës për të gjitha moshat. Nëse vende të ndryshme e kanë seriozit hapjen, po kështu duhet të jenë dhe masat për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të virusit për të shpëtuar jetë,” tha ai.

Eksperienca ka treguar se virusi mund të vihet nën kontroll dhe kreu i organizatës bëri thirrje për shtimin e masave.

“Hapja pa masa është formulë për fatkeqësi,” tha kreu i OBSH.

Shqetësimi i OBSH-së për heqjen e kujdesshme të masave shtrënguese vjen ndërsa në Europë java e parë e shtatori shënon e fillimin e vitit të ri shkollor. Qeveritë kanë vendosur t’i hapin shkollat nën masa të rrepta sigurie, por frika e një vale të dytë infektimi nga koronavirusi ka lënë të hapur mundësinë e një tjetër mbylljeje të institucioneve arsimore.

Për momentin, vendi më i prekur në Europë është Spanja, që javën e kaluar regjistroi 53 mijë raste të reja. Rastet lidhen kryesisht me grumbullimet familjare dhe lëvizjen e turistëve. Virusi po vijon të përhapet me shpejtësi edhe në Shtetet e Bashkuara.

ora news