Numri i duhanpirësve ka pësuar një rënie në dy dekadat e fundit, por sërish ekspertët e OBSH thonë se bota është ende larg përfundimit të epidemisë së duhanit.
Raporti i fundit i tyre ka nxjerrë në pah se aktualisht 1 në 5 persona ka varësi ndaj duhanit, e përkthyer në shifra janë 1,2 miliardë duhanpirës në botë, nga 1,38 miliardë që ishin në vitin…
493 mijë duhanpirës mbi moshën 15 vjeç gjenden vetëm në Shqipëri, prej të cilëve 77 mijë janë femra.
Ekspertët kanë nxjerrë në pah se 21,4% e popullsisë shqiptare mbi 15 vjeç është konsumatore e duhanit, shifër kjo nën mesataren europiane që është 24,1%, por mbi atë globale që është 19,1%.
Për herë të parë, OBSH raporton mbi përdorimin global të cigareve elektronike. Mbi 100 milionë njerëz në botë janë tashmë përdorues të tyre – përfshirë të paktën 15 milionë adoleshentë.
Ekspertët kanë vënë në dukje se në nivel global gratë po heqin dorë nga duhani më shpejt se burrat.
Nisur nga situata shqetësuese e duhanpirjes, e cila është edhe shkaktare e 7 milionë vdekjeve çdo vit, OBSH kërkon që qeveritë të forcojnë masat: të rrisin taksat, ndalojnë reklamat dhe të rregullojnë produktet e reja të nikotinës. Vetëm veprimi i shpejtë dhe vendimtar mund të ndalë këtë krizë globale shëndetësore.