OBSH: Mbyllja totale e vendeve për shkak të pandemisë duhet të jetë opsioni i fundit

0
215

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për Europën, u ka bërë apel vendeve që të konsiderojnë mbylljen e vendit si opsionin e fundit në kuadër të pandemisë. Kjo sepse sipas tij pasojat në ekonomi dhe në shëndetin mendor do të ishin shumë të rënda.

“E konsiderojmë mbylljen totale të vendeve si vendimin e fundit që duhet marrë”. Është kjo deklarata e Hans Kluge, drejtorit të përgjithshëm rajonal të organizatës botërore të shëndetësisë për Europën.

Në mbledhjen urgjente të ministrave europianë të shëndetësisë u diskutua për pasojat e pandemisë së Covid-19 gjatë stinës së dimrit. Kluge shtoi se nëse Europa është rikthyer epiqendra e pandemisë së Covid-19, pyetja më e rëndësishme që shumë vende bëjnë, është nëse duhet të mbyllen totalisht apo jo.

Ai theksoi se këto Bllokime, do të ndërpresin përhapjen e virusit si dhe do të lehtësojnë sistemin shëndetësor. Pro njëkohësisht  do të simulojnë nevojën për asistencë shëndetësore për probleme që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, do të ketë shtim të rasteve të dhunës brenda familjes, dhe do të reduktohen mjekimet për sëmundjet kronike, duke shkaktuar vdekje të parakohshme.

Impakti i drejtpërdrejtë i lidhur me vështirësitë financiare do të përkthehej në një rëndim të situatës ekonomike. Për këtë këtë arsye drejtori i OBSH-së për Europën këshillon dhe bën apel që mbyllja totale e vendit të jetë opsioni i fundit për t’u marrë në konsideratë. Për më shumë sipas ekspertit, mbyllja e vendit nuk nënkupton domosdoshmërish të njëjtën gjë si në mars apo në prill./abcnews