OBSH njofton rekordin e ri global për rastet e reja me Covid-19

0
200

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar ditën e sotme se është shënuar një rekord të ri në numrin e rasteve të koronavirusit të regjistruar në një ditë të vetme.

Sipas të dhënave të fundit në gjithë botën gjatë 24 orëve janë regjistruar  581 679 raste të reja me Covid-19.

Kjo shifër është mbi 24 000 njësi më shumë se shifra e fundit më e lartë ditore, e regjistruar më 31 tetor.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në fund të vitit 2019 e deri më tani në gjithë botën janë regjistruara më shumë se 48,5 milionë raste pozitive me koronavirus.

Ekspertët presin që numri aktual i rasteve të jetë shumë më i lartë se numri zyrtar. Vendin e parë për numrin më të lartë të rasteve pozitive e mban SHBA-ja pastaj në vend të dytë India dhe në vend të tretë Brazili.

Numri i viktimave nga Covid-19 e ka kaluar shifrën e 1,2 milionë.

icon style