OBSH: Vaksina anti Covid nuk e zhduk koronavirusin

0
165

Zhvillimi i disa vaksinave efikase kundër COVID-19 dhe optimizmi që e shoqëron nuk duhet të ulin vigjilencën, sepse ato nuk do të zhdukin koronavirusin, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Vaksinat nuk nënkuptojnë zero raste me COVID”, konfirmoi Mike Ryan, i ngarkuar për situatat e urgjencës në agjencinë e OKB-së duke shpjeguar se vetëm vaksinat nuk mund të bëjnë të gjithë punën.

Shefi i OBSH gjithashtu përgëzoi zgjedhjen e bërë nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe ish-presidentët e SHBA-së Barack Obama , George W. Bush dhe Bill Clinton të cilët thanë se ishin të gatshëm të vaksinoheshin publikisht për të inkurajuar bashkëqytetarët të bëjnë të njëjtën gjë.

Në krah të tij, zyrtarja e ngarkuar me menaxhimin e pandemisë në OBSH, amerikanja Maria Van Kerkhove, i bëri thirrje popullatës që të reflektojnë gjatë sezonit të festave të fundvitit në mënyrë që të kufizojnë transmetimin e koronavirusit.

“Vendimet që ne marrim tani, mund të nënkuptojnë jetën ose vdekjen për ne, për familjen tonë”, shtoi ajo.

Pandemia e koronavirusit, që ka prekur 65 milionë persona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,5 milionë, ka filluar të përshpejtohet në botë, ndërkohë që projektet për vaksinime masive janë përcaktuar në disa vende.

“Progreset e realizuar në fushën e vaksinave na japin të gjithëve moral dhe ne mund të fillojmë tashmë të shohim dritë në fund të tunelit”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus./abcnews.al