Raportimet në Argjentinë pohojnë se e vetmja ofertë formale në tryezë për Paulo Dybala është nga Roma, pasi Interi dhe Milani nuk e konsiderojnë atë si prioritet.
La Joya është një lojtar i lirë pasi Juventusi nuk vendosi të rinovonte me të, transmeton Gazeta Express.Ai i kishte qenë në prag të bashkimit me Interin, por marrëveshja për të rikthyer Romelu Lukakun nga Chelsea në huazim e bëri atë të heqë dorë.
Milani mbetet i interesuar, por TyC Sport raporton se tashmë ka vetëm një ofertë zyrtare për agjentët e Dybalas dhe ajo është nga Roma.
Kjo do të vlente 6 milionë euro në sezon, shifra që ai kishte kërkuar dhe që Interi nuk ishte i përgatitur ta paguante pa bonuse.
Giallorossi nuk janë në Ligën e Kampionëve, as nuk konsiderohen pretendentë për Scudetto, por ata kanë ambicie dhe trajnerin Jose Mourinho, duke fituar Ligën e Konferencës në sezonin e tij debutues.
Ardhja e Dybalas mund të lejojë gjithashtu shitjen e Nicolò Zaniolos në Juventus.
/Gazeta Express/