Oficeri i CIA-s burgoset për abuzime se*suale ndaj dhjetëra grave! Çfarë u gjet në kompjuterin e tij (fotot)

0
5

Një ish-oficer i inteligjencës qendrore të SHBA, CIA është dënuar me 30 vjet burg për sulme seksuale ndaj dhejtra grave gjatë kohës që punonte në Amerikën e Jugut. Zyrtarët gjetën në kompjuterin e tij dhjetra imazhe që maniaku bënte duke abuzuar viktimat pa ndjenja.

Brian Jeffrey Raymond mori dje dënimin në gjykatën e Uashington, një vit pas nisjes së hetimeve dhe pranimit të akuzave të nxitjes dhe abuzimit seksual dhe zotërimit të materialeve të turpshme.

Hetimet e FBI ndaj tij nisën në 2020 pas njoftimit të policisë së Mexico City për një grua të zhveshur që ulërinte për ndihmë nga ballkoni rezidencës së Raymond.

Ajo i tha më pas autoriteteve se ishte droguar e përdhunuar nga Raymond, i cili më vonë pranoi akuzat.

Sipas marrëveshjes me prokurorët Raymond pranoi katër përdhunime, gjashtë raste abuzimi seksual dhe marrje të fotove të turpshme të 28 viktimave femra.

Krimet e tij kishin nisur prej vitit 2006 dhe zgjatën për afro dy dekada teksa agjenti i vjetër përdorte rrjete të njohjeve të reja për t’u njohur e më pas abuzuar me viktimat nga Meksika, Peruja apo vende të tjera. Zyrtari inteligjencës së SHBA i merrte në apartamentet e tij ku u jepte pije të kontaminuara dhe i sulmonte seksualisht, shpesh teksa ato ishin pa ndjenja.

Prokurorët thanë në gjykatë se Raymond mbante të dhënat e viktimave të tij, “duke shënuar moshën, etninë, dhe nganjëherë nëse kishin gjinj të vërtetë ose jo.”

“Ky predator ishte punonjës qeveritar i SHBA dhe joshte gratë të pafajshme në apartamentin e tij ku i drogonte e abuzonte me to. Vendimi sotëm bën që ai të regjistrohet përjetë si një kriminel seksual, përveç kohës së gjatë që do të kalojë prapa hekurave”, tha gjykatësi, duke shtuar se Raymond urdhërohet të paguajë $260,000 dëme, shkruajne mediat.

Hetimet ndaj tij nisën pas njoftimit të policisë së Mexico City për një grua të zhveshur që ulërinte për ndihmë nga ballkoni rezidencës së Raymond.

Top Channel