Oficeri policisë se Elbasanit, bën aksident me makinën e punës (Foto)

0
6607
Një oficer policie Drejtorisë Vendore te Qarkut Elbasan eshte aksidentuar.Fatmirësisht pa pasoja për jetën për palët e përfshira.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më pare, pasdite, në aksin Tiranë-Elbasan, në periferi të kryeqytetit afër Bërzhitës. Pasoja në njerëz nuk ka pasur, por janë vënë në rrezik oficeri drejtues, kolegu i tij, që gjendej në mjet pasi po ktheheshin nga një seancë trainimi në kryeqytet. Pasoja nuk ka pasur as për drejtuesin e makinës me të cilën është përplasur. Të dy mjetet kanë pësuar dëme të ndjeshme materiale.
Qarkullimi rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë kqyrjen e saj, duke përcjellë për në spital në Tiranë shkaktarin e aksidentit, që dyshohet se ishte në efektin e alkoolit.
Shijak tv