OFL në Elbasan e Peqin, u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për vrasje, rrëmbim e shitje narkotikësh

0
293

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Elbasan dhe Peqin, duke u dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për vepra të rënda penale vrasje, rrëmbim dhe  shitje narkotikësh.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim shtetasve:

-Mustafa Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

-Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

-Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Ervis  Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

-Ardjan Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ora tv