OFL zbarkon në Kukës, u dërgon formularin e vetëdeklarimit katër të dënuarve

0
282

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar të hënën formularin e vetëdeklarimit katër të dënuarve në Kukës.

OFL njofton se, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Xh. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; B. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Z. V., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; B. H., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Sipas OFL, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetë-deklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. /a.g/atsh