Ofron para për daljen nga burgu/ Zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erjon Veliajn

0
2

Erjon Veliaj i cili prej muajit shkurt po qëndron në bugun e Durrësit, do të rikthehet ditën e sotme në gjykatën e apelit të posacshëm ku ka kërkuar lirimin nga burg.

Përmes avokatëve të tij, ish-kyetari i bashkisë së Tiranës, i kërkon togave të zeza një masë më lehtësuese, kundrejt ofrimit te garancise pasurore.

Me 22 maj SPAK njoftoi se ndaj Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxës ishte regjitruar një procedim i ri.

Bëhet fjale për vepren penale të fshehjes së pasurisë, pasi dyshohen se gëzojnë pronësi faktike në dy pasuri që nuk i kanë deklaruar, një prej të cilave shtesë, që janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë në rezidencën Kodra e Diellit në pronësi të tyre.

Erjon Veliaj u ndalua ne 9 shkurt kur agjentët e BKH i shkuan në zyrë për ti komunikuar masën e sigurisë arrest në burg.

Pjese e hetimit të dosjes është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa si dhe 6 biznesmen.

Këta të fundit dyshohet se kanë përfituar fonde publike nga bashkia Tiranë që më pas janë shpërndarë në OJF-të e ngritura nga Xoxa.

Pas ka verfikuar disa episode korrupsioni e ndërsa po kryehn verifikime edhe për shkelje te tjera te kryera.