Organizata Botërore Meteorologjike ka paralajmëruar se klima e Tokës është më e çekuilibruar se kurrë më parë, duke rritur rrezikun për pasoja globale serioze.
Raporti i fundit tregon se planeti po grumbullon shumë më tepër nxehtësi sesa mund të çlirojë, kryesisht për shkak të gazrave serrë si dioksidi i karbonit.
Kjo ka sjellë ngrohje të jashtëzakonshme të oqeaneve dhe shkrirje të shpejtë të akullnajave.
Më shumë se 90% e nxehtësisë së tepërt ka përthithur oqeanet, duke rritur nivelin e deteve dhe duke forcuar stuhitë.
Vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që nga viti 1850, dhe vetëm në vitin 2025 temperaturat globale ishin rreth 1.43°C mbi nivelet para-industriale.
Fenomeni natyror El Niño pritet të shtojë më tej ngrohjen globale në vitet e ardhshme.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka bërë thirrje për veprim urgjent, duke kërkuar lënien e lëndëve djegëse fosile dhe kalimin te energjia e rinovueshme.
Ekspertët paralajmërojnë se pasojat e këtij çekuilibri mund të ndihen për shekuj, duke përfshirë valë të të nxehtit, stuhi të fuqishme dhe përhapjen e sëmundjeve.


