Kreu i agjencisë atomike të OKB-së tha se nivelet e rrezatimit në Çernobil, janë “anormale”, shkruan BBC.
Rafael Grossi, tha se pushtimi prej disa javësh nga Rusia në këtë zonë kishte rezultuar “shumë i rrezikshëm”.
26 prill 1986, shpërthimet në centralin bërthamor në Çernobil (atëherë BRSS) shkaktuan aksidentin më të madh bërthamor që ka ndodhur ndonjëherë në botë. Shpërthimet lëshuan sasi të mëdha rrezatimi në atmosferë, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar frikë të madhe për efektet afatgjata në shëndet dhe mjedis.
/abcnews.al