OKB paralajmëron për një uri “katastrofike” të fëmijëve

0
111

UNICEF ka paralajmëruar se miliona fëmijë nga e gjithë bota po vuajnë nga kequshqyerja në një kohë që çmimet e ushqimeve dhe shërbimi mjekësor janë rritur dhe bërë të papërballueshme.

Efektet e pushtimit rus, pandemia e ndryshimet klimatike po shkaktojnë një krizë globale ushqimore, paralajmëroi agjencia e OKB në një raport të ri “Alarmi i fëmijëve”.

“Bota po shndërrohet me shpejtësi në një kuti virtuale e vdekjeve që mund të parandalohen tek fëmijët”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF Catherine Russel.

Aktualisht ka 13.5 milion fëmijë nën moshën 5 vjeç që vuajnë nga kequshqyerja. Ndërsa 2 nga 3 fëmijë të keqyshquer dhe në një situatë të rëndë nuk kanë mundësi të trajtohen me ushqimin terapeutik, sipas UNICEF.

Organi i OKB u bëri thirrje qeverive që të rrisin ndjeshëm ndihmën e tyre për tu ardhur në ndihmë fëmijëve në 23 vende që e kanë këtë fenomen. Ata gjithashtu duhet të rrisin financimin në adresimin e nevojave imediate për këta fëmijë.