OLAF po heton në Shqipëri mbetjet toksike që kanë dalë nga “KURUM”!

0
32

Shqipëria ka detyrim të marrë mbetjet toksike që po kthehen mbrapsht nga Tajlanda, nëse provohet se ato kanë dalë nga KURUM në Elbasan.

Bëhet fjalë për 800 tonë mbetje të dyshuara toksike, për të cilat agjencitë ndërkombëtare kanë dhënë alarm dhe anijet po kthehen mbrapsht në Portin e Durrësit, aty ku dhe janë nisur.

“Janë vënë në lëvizje autoritetet ndërkombëtare dhe rrjeti i Bazelit, pasi kanë marrë një sinjalizim. Edhe vetë OLAF që ka ardhur të hetojë, nuk do të thotë që është e pabazë.

Por, patjetër duhet parë rezultati i testimeve, nga ngarkesa që do të vijë. Edhe pas shpërthimit të skandalit, që autoritetet nuk duhet të flasin vetëm kur ka skandal, por duhet të jenë sa më shumë transparente, të publikohen raportet e ndikimit në mjedis, sa mbetje depozitojnë, etj.

Ligji thotë se gjithçka duhet me autorizim të posaçëm nga Ministri i Mjedisit kur i ka pranuar vendi pritës. Në dolëm zbuluar me ngarkesën që ka mbetur e bllokuar në Kinë.

Dolën doganat dhe thanë nuk janë mbetjet tona, por të Kosovës. Ligji thotë ndalohet kalimi tranzit ndërkufitar i mbetjeve të rrezikshme.

Pra edhe për ato në Kinë, kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare. Autoriteti portual i Durrësit është përgjegjës.

Ne shpresojmë që rreziku të jetë zero, por te mbetjet e rrezikshme vëmendja duhet të jetë e shtuar. Nëse vërtetohet se mbetjet janë të Shqipërisë, detyrimin ligjor e kemi për t’i marrë ne.

Nëse janë mbetje tranzit atëherë duhet të kthehen te vendet e origjinës. Mund të jetë, se dyshohet se ne mund të kemi qenë pjesë e një trafiku ndërkombëtar”, është shprehur gazetarja në emisionin “Të paekspozuarit”.

Kujtojmë se disa javë më parë, për një sasi prej 800 tonësh mbetje të rrezikshme që kishte dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria dhe ishte nisur drejt Afrikës së jugut.

Dy anije të kompanisë së transportit “MAERSK” fikën GPS pasi alarmi u dha në gjithë botën.

Ishin 100 kontejnerë me pluhur toksik që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut, të cilat janë dërguar në mënyrë të paligjshme drejt Tajlandës dhe alarmi u dha vetëm kur dy anijet kishin nisur rrugën.

Pas ditësh kërkime, dy anijet u lokalizuan dhe ngarkesat po kthehen mbrapsht.Por, pas raportimit tonë të parë, një skandal i ri doli në dritë.

Rezulton se muaj më parë një ngarkesë edhe më e madhe me pluhur kimik është dërguar drejt Kinës.

Në Mars të këtij viti, nga Porti i Durrësit u nisën drejt Kinës 115 kontejnerë me mbetje toksike.

Ngarkesa e cila ishte deklaruar si koncentrat dhe mineral zinku është bllokuar nga autoritetet kineze dhe aktualisht 115 kontejnerët mbahen të bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinës.

Kompania “Sokolaj SHPK” rezulton se është kompania e licencuar për transportin e këtyre mbetjeve dhe ka marrë përsipër t’i ngarkonte ato në kontejnerët e anijeve MAERSK.